Çdo përdorim rus i armëve kimike ose biologjike në Ukrainë do të ishte një shkelje e të gjitha rregullave, të gjitha marrëveshjeve dhe të gjitha konventave ekzistuese”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz pas një takimi të jashtëzakonshëm të G7 në Bruksel të enjten, transmeton InLajmi.
“Mund të themi vetëm: Mos e bëj!”
Scholz hodhi poshtë akuzat ruse se Ukraina po përdor armë kimike ose biologjike.
Scholz gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin që vendet “jomiqësore” të fillojnë të paguajnë për gazin rus në rubla.
Ai pranoi se energjia ishte lënë jashtë sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë, por tha se kjo ishte e qëllimshme, shkruan CNN.
Për të pakësuar varësinë e Gjermanisë nga energjia ruse, vendi do të fillojë ndërtimin e 2 terminaleve të gazit natyror të lëngshëm për të marrë gaz natyror këtë vit, tha Scholz. /InLajmi/