Një rezolutë e hartuar nga Rusia nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton InLajmi.
Rezoluta kërkonte akses ndihme në Ukrainë.
Rusia dhe Kina ishin të vetmet anëtarë që votuan pro, ndërsa 13 anëtarët e mbetur abstenuan, shkruan BBC.
Një rezolutë rivale humanitare e hartuar nga Ukraina do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme në ditët në vijim. /InLajmi/