Një sulm me raketë nga ushtria ruse goditi një parking në një qendër tregtare në Kharkiv, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur 15 të tjerë ,tha guvernatori rajonal Oleg Syniehubov, transmeton InLajmi.
Njerëzit po prisnin jashtë një zyre postare në qendër për të marrë ndihmën humanitare, shtoi Syniehubov.
Videoja e incidentit tregon njerëz që po kujdesen për disa viktima në parking, shkruan CNN.
Ndryshe sulmet e Rusisë në Ukrainë nuk kanë të ndalur, çdo ditë raportohet për viktima. /InLajmi/