Në deklaratën e përbashkët e liderëve të NATO-s thuhet se ata po marrin masa për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e aleatëve të saj, transmeton InLajmi.
Udhëheqësit vlerësuan popullin e Ukrainës, të cilët thonë se kanë frymëzuar botën me rezistencën heroike ndaj luftës brutale të Rusisë.
Tutje shtetet e NATO-s i kërkuan presidentit rus, Vladimir Putinit që të ndalojë menjëherë këtë luftë dhe të tërheqë forcat ushtarake nga Ukraina, shkruan BBC.
Gjithashtu NATO i bëri thirrje Bjellorusisë, që të mos i bashkohet ndihmës dhe pushtimit të Rusië. /InLajmi/