Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në seancën e veçantë e cila po mbahet në nderim të jetës dhe veprës së ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka ndërruar jetë dje dhe 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, raporton InLajmi.
Në Kuvend është transmetuar edhe një video me adresimet më të rëndësishme të Albright lidhur me çështjen e Kosovës, dhe po ashtu u transmetua një video mesazh i ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark.
Ndërkohë i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se populli gjithmonë do ta kujtojë me nderime ish sekretaren e shtetit amerikan Albright./InLajmi/