Shefja e Grupit Parlamentarë të LVV, Mimoza Kusari Lila, në seancën e veçantë që po mbahet në Kuvendin e Kosovës këtë të enjte me rastin e 23 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë foli në theks të veçantë për të ndjerën ish sekretaren e shtetit amerikan, Madeline Albright dhe raportin e saj të veçantë me vendin tonë, raporton InLajmi.
“Angazhimi i saj si gruaja e parë si sekretare e shtetit ishte vendimtare. Ndërhyrja në Kosovë njihej si ‘Lufta e Albright”, tha Kusari-Lila. /InLajmi/