Kremlini ka thënë se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson është lideri më aktiv anti-rus dhe se qasja e Londrës do të çonte në një rrugë pa krye, transmeton InLajmi.
“Sa i përket Johnson, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën kundër Rusisë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Kjo do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme”, tha ai, shkruan BBC.
Më herët, Britania e Madhe njoftoi për sanksionet ndaj 65 grupeve dhe individëve të tjerë rusë. /InLajmi/