Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka folur para mbajtjes së samitit të NATO-s, ku ka thënë se liderët botërorë duhet të jenë në gjendje të përballen me sfidën për të ndihmuar Ukrainën, transmeton InLajmi.
Ai ka thënë se ukrainasit kanë dëshmuar se sa shumë e duan vendin e tyre dhe janë të gatshëm të luftojnë rrugë më rrugë për ta mbrojtur atë.
Tani liderët botërorë duhet të jenë të përgatitur për t’i ndihmuar ata të përmbushin mbrojtjen e vendit të tyre, thotë Johnson, shkruan BBC.
Kryeministri mbrëmë njoftoi se Mbretëria e Bashkuar ka në plan të dërgojë 6.000 raketa shtesë për ta ndihmuar Ukrainën në mbrojtjen e vendit të tyre. /InLajmi/