Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, ku edhe ka marrë pjesë në programin që është organizuar me këtë rast, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se sot me 24 mars, nderojmë Gazmendin, Himën dhe Agronin dhe të gjithë ata që mbesin frymëzim i madh i dashurisë për popullin.
Tutje kreu i AAK-së tha se po në këtë ditë është edhe përvjetori kur NATO-ja hyri në Kosovë për të ndaluar gjeocidin serb.
Ai u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që ranë për liri si dhe shprehu falënderimin për kontributin e NATO-s dhe SHBA-ve në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me kujtime për heroizmin, sakrificën kulmore në shërbim të Atdheut dhe kombit.
Sot, me 24 mars, nderojmë Gazmendin, Himën e Agronin, dhe të gjithë ata që përjetësisht mbesin frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin. Po ashtu, kujtojmë 24 marsin kur nisi t’i ipej fund regjimit të egër të gjenocidit dhe spastrimit etnik.
Të rënëve dhe secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit.
Aleatëve tanë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, faleminderit.
Faleminderit përjetësisht! /InLajmi/