Grupi i Grave Deputete dhe Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, këtë enjte kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane, Madaleine Albright, raporton InLajmi.
Gratë deputete shprehen mirënjohjen e thellë ndaj kontributit të ish-sekretares amerikane në Kosovë.
Deputetja e VV-së, Tinka Kurti tha se Madaleine Albright do të jetë pëherë në mendjet dhe zemrat e popullit tonë përjetësisht.
“Bashkë me grupin e grave deputete që është një grupin i të gjitha subjekteve politike po ashtu bashkë me drejtoreshën e NDI-së Nancy Soderberg, që kishe mentore direkte të punës së saj zonjën Madaleine Albright miken e madhe të Kosovës që e ndihmoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shprehëm sot trishtimin për humbjen e jetës së saj dhe po ashtu të tregojmë që do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit tonë përjetësisht”, tha Kurti
Ndryshe, ish-sekretarja e shtetit, Madaleine Alright ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 84-vjeçare. /InLajmi/