Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe këtë të enjte, pra në ditën e 2 po vazhdon të dëgjohet dëshmia e Brahim Mehmetaj, i cili është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Salih Mustafa, raporton InLajmi.
Mehmetaj ka treguar se ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës që prej themelimit të saj dhe ka bërë të ditur se gjatë luftës ishte pjesë e gueriles BIA në të cilën ka shërbyer si zëvendëskomandant.
Ndërkohë sot është pyetur lidhur me disa fotografi të bëra gjatë luftës, derisa në to është komandant “Cali” ushtarë të tjerë dhe vet Mehmetaj. /InLajmi/