Një infeksion mykotik është një myk i cili futet në thonjtë e gishtave të dorës, të këmbës apo në lëkurën nën thua, zakonisht përmes një prerje të vogël.Thonjtë e infektuar të këmbës zakonisht marrin ngjyrë të bardhë ose të verdhë. Myku ushqehet me keratinën që gjendet në lëkurë. Mikrosporet që ndërfuten në shtresën e lëkurës, higjena jo e duhur, përdorimi i gjatë i këpucëve, ngrohtësia, lagështia dhe errësira favorizojnë shfaqjen dhe zhvillimin e infeksionit mykotik.
Por pavarësisht kësaj ju mund të kuroni mykun e thonjve edhe në kushte shtëpie :
1.Uthulla e mollës: Uthulla e mollës është një ndër ilaçet natyrale më të mira për të kuruar mykun e thonjve. Veprimi i saj acidifikues, i përzier me atë të sodës së bukës luftojnë bakteret funginale të thonjve.
Mbushni një legen me ujë të vakët. Shtoni 1 gotë uji me thull molle dhe mbani këmbët për afro 15 minuta. Më pas shtoni 5 lugë sodë buke dhe mbajini edhe 15 minuta të tjera . Më pas fshini këmbët me një copë pambuku. Ky veprim duhet përsëritur 2 deri në 3 herë në javë.
2.Vaji i pemës së çajit (Tea tree oil) : Vaji i pemës së çajit ka venti antikmykotike dhe antibakteriale shumë të forta. Ai shërben për të kuruar mykun e thonjve, kruarjet, lëkurën e mavijsour poshtë shputës dhe morthin.

Duke qenë se vaji i pemës së çajit është shumë i koncentruar, ai duhet të hollohet para përdorimit. Bashkoni një lugë gjelle me vaj të çajit të pemës, gjysmë luge vaj ulliri dhe gjysmë luge vaj esencial portokalli. Përzieni të 3 vajërat derisa masa të lidhet. Me ndihmën e një tamponi pambuku ose garzë sterile lyeni thonjtë e dëmtuar dhe mbajeni për 30 minuta, shkruan Living shqip.
Gjithashtu mund të mbushni një legen me ujë të vakët dhe të hidhni 4- 5 pika vaji të pemës së çajit. Mbajini për 15- 20 minuta. Këto 2 receta duhen përdorur 2 herë në javë.