Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet me rastin e 23 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kujtoi të ndjerën, Madeliene Albright të cilën e quajti kampione e demokracisë, raporton InLajmi.
“Shpirti i kampiones së demokracisë, sekretares Madeleine Albright pushoftë në paqe. Emri i saj do të mbetet i gravuar në themelet e Kosovës për liri dhe pavarësi. Kjo datë është festë për ne sikurse që duhet të jetë edhe për gjenerata e reja, ta kujtojnë dhe ta shënojnë si festë”, tha ai./InLajmi/