Dukuria e zhdukjes së vajzave të mitura në vendin tonë është rritur mjaft shumë, kjo bazuar në raportimet e përditshme të Policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Kështu së fundmi, sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet me dije se 2 prindër, njëri nga Gjakova e tjetri nga Obiliqi kanë njoftuar se vajzat e tyre të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Për të 2 rastet, sipas policisë, në konsultim me prokurorin janë iniciuar rastet dhe vazhdon të hetimet nga njësiti përkatës policor./InLajmi/