Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Italisë që të forcojë sanksionet kundër Rusisë, transmeton InLajmi.
Zelensky gjatë një videoje tha se pret nga Italia që të vendosë sanksione tek të gjithë rusët që janë përgjegjës për këtë luftë.
“Goditni ata me sanksione në pronat e tyre, pasuritë e paluajtshme, jahtet dhe në llogaritë bankare”, tha ai, shkruan CNN.
“Jam i sigurt se do të ketë sanksione të reja dhe i jam mirënjohës Italisë për mbështetjen”, shtoi Zelensky. /InLajmi/