Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-sekretares amerikane, Medeleine Albright, përcjell InLajmi.
Totaj tha se Albright ishte gardianja e demokracisë në gjithë botën, kontribuese e pashembullt e lirisë së vendit tonë.
Kryetari i Prizrenit tha se mirënjohja dhe respekti i popullit të Kosovës për Albright do të jenë të përjetshme dhe ajo do të jetë pjesë e pashlyeshme e historisë sonë.
Postimi i plotë i tij:
Thëllësisht i prekur nga humbja e mikes së madhe të popullit të Kosovës, Medeleine Albright, ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Heroina e gardianja e demokracisë në gjithë botën, kontribuese e pashembullt e lirisë së vendit tonë.
Përkrahja e saj e vazhdueshme dhe mbështetja e madhe për popullin e Kosovës, do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona, ajo nuk u ndal të jetë zëri ynë, aty ku ne nuk mund të arrinim, deri në frymën e fundit.
Mirënjohja, respekti dhe kujtimet e popullit të Kosovës për zonjën Albright do të jenë të përjetshme, e kontributi i saj për vendin tonë do jetë pjesë e pashlyeshme e historisë së Kosovës.
Pusho në paqe heroinë! /InLajmi/