Gjatë ditës së djeshme është mbajtur ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2022”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur edhe këtë vit të rrëmbejë 2 çmime të mëdha.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Dua u shpreh se u zgjua me lajmin se ka fituar “Albumin e vitit” në zhanrin “dance” me “Future Nostalgia” dhe “Levitating” është shpallur “Kënga e vitit”.
“Zgjohem duke parë që kam fituar ‘Albumin e vitit’ në zhanrin ‘dance’ për ‘Future Nostalgia’ dhe ‘Këngën e vitit’ me Levitating në iHeart Radio Awards ndërsa isha në skenë në të parën performancë nga e 2-ta që do të mbahet në Los Angeles. Faleminderit shumë”, tha ajo.
Evenimenti madhështor ndërkohë u zhvillua në Shrine Auditorium në Los Angeles, shkruan Lajmi.net.
Këngëtarja në anën tjetër ka nisur turneun e saj botëror me “Future Nostalgia”, pas lehtësimit të masave kundrejt situatës me Covid-19.