Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, ka folur edhe për protestat e paralajmëruara të serbëve në Kosovë si kundërpërgjigje ndaj mos lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve, raporton InLajmi.
“Sot më erdhi informacioni se po përgatisin protesta për pasnesër serbët në komunat serbe. Nuk mendoj se janë të nevojshme. Do t’i kuptoja nëse do të protestonin kundër korrupsionit, për shëndetësi e arsim, por të hyhet në protesta për zgjedhjet e Serbisë që të mbahen në objekte shkollore nuk është e drejtë. Më lejoni t’ju bëj thirrje, unë jam organizator i madh i protestave nga e kaluara ime, por më besoni jo vetëm nga përvoja por edhe nga rrethanat, protestat nuk janë rruga e duhur për të ecur përpara”, tha Kurti.
Më tej, kryeministri Kurti tha se zyra e tij do të jetë e hapur për të gjithë në rast të ankesave apo shkeljeve të të drejtave./InLajmi/