Albright ishte gruaja e parë që shërbeu si kryediplomate e SHBA-së, transmeton InLajmi.
Madeleine Albright, gruaja e parë që shërbeu si Sekretare e Shtetit të SHBA-së, vdiq të mërkurën, tha familja e saj në një deklaratë. Ajo vdiq në moshën 84 vjeçare.
Familja e saj njoftoi se Albright vdiq nga kanceri.

Presidenti i atëhershëm, Bill Clinton e kishte emëruar Albright-in si ambasadore të SHBA-së në Kombet e Bashkuara menjëherë pasi ai u inaugurua në 1993 dhe e emëroi atë si Sekretare të Shtetit 3 vjet më vonë.
Ajo shërbeu në këtë post për 4 vjet, duke promovuar në mënyrë aktive zgjerimin e NATO-s dhe ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, shkruan NBC.News.com
Në vitin 2012, presidenti i atëhershëm Barack Obama i dha Albright “Medaljen e Lirisë”. /InLajmi/