Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në mbledhjen e qeverisë që po vazhdon të mbahet ka propozuar propozim-vendimin për nevojën e ofrimit të mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarët ukrainas dhe të afërmeve të tyre, raporton InLajmi.
Sveçla tha se ky propozim vendim ka për qëllim që t’u ofrojë atyre një vend ku gëzojnë të drejtat themelore.
“Ky propozim vendim është një përpjekje që të ofrojë ndihmën e saj për ofrimin e ndihmës të kategorisë së personave që gjenden në rrezik”, tha Sveçla.
Me këtë rast është miratuar propozim-vendimi për ofrimin e ndihmës së përkohshme për gazetarët ukrainas të cilët janë larguar nga lufta në Ukrainë, si pasojë e agresionit të vazhdueshëm rus./InLajmi/