Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë në mbledhjen e mbajtur ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare për popullin ukrainas, raporton InLajmi.
Ky propozim vendim u propozua nga Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz e cila tha se me qëllim të shprehjes së solidaritetit propozon ndarjen e mjeteve prej 100 mijë euro në emër të dërgimit të kontingjentit të ndihmave për popullin e Ukrainës./InLajmi/