Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar sanksionet e radhës për Rusinë dhe Bjellorusinë, raporton InLajmi.
“Sanksionet e zgjeruara përfshijnë ngrirje të asesteve bankare, institucione financiare dhe individë, ndalimin e qasjes së tyre në tregjet financiare, ndalimin e transmetimit të mediave propagandueses, materiale të ndryshme që mund të përdoren për makineri të luftës, restrikcione Bjellorusisë për ndalimin e importit të mallrave teknologjike si përgjigje e mbështetjes së luftës si kundërpërgjigjet e mbështetjes së luftës së Rusisë në Ukrainë dhe masa të tjera restriktive që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politik të përfshirë në invazionin rusë në Ukrainë”, ka thënë ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz.
Ndryshe, kjo po ndodhë në bazë të zbatimit të vendimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian./InLajmi/