• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kurti u lavdërua për punët e bëra, por cilat janë dështimet gjatë një viti?!

J G nga J G
23 March 2022
në Kosovë
0 0
0
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë cak i sulmeve kibernetike
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka folur për një vit të qeverisjes së tij, ndërsa nuk kanë munguar lëvdatat si zakonisht të Kurtit për ministrat e tij, duke i quar në qiell. Por kjo qeveri është e mbushur edhe me skandale, gazetarët ia ka numëruar disa nga me të spikaturat.

Kurti tha se për një vit qeverisje kanë punuar pa e pasur asnjë skandal.

“Punët i kemi bërë në dritën e diellit pa asnjë skandal dhe me transparencë e llogaridhënie të paparë ndonjëherë në këto 20 vitet e fundit. Andaj unë ju falënderoj të gjithë juve dhe ekipet e kolegët tuaj në ministritë përkatëse për këtë rezultat shembullor në vitin e parë të qeverisjes sonë”, deklaroi Kurti.

Po gjatë një viti kjo qeveri është karakterizuar me një sërë skandalesh, rezultate të dobëta, dhe arrogancë të skajshme të pushtetarëve sidomos në raport me mediat.

1.Kontrabandimi i votave për zgjedhjen e presidentes

Sprova e parë e qeverisë së “ndershme” ishte që të sigurojë kuorumin dhe votat e mjaftueshme për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente të vendit, por një proces i tillë u karakterizua me kontrabandim të deputetëve të partive opozitare, rasti i Adelina Graincës e cila nga PDK, kaloi në Vetëvendosje dhe mori pjesë në votimin për presidenten Osmani.

E njëjtë bëri edhe deputetja e AAK-së Albena Reshitaj e cila doli kundër vendimit të partisë së sajë, duke qëndruar në sallë dhe duke marrë pjesë në votim, e keq në pazarin e tij nuk mbeti pa përfituar as deputeti goran Adem Hodza, i cili bëri një marrëveshje me kryeministrin Kurti duke përfituar një zëvendëministër dhe 2 këshilltarë në qeveri, prezenca e tij ishte vendimtare për të përmbushur kuorumin e përcaktuar nga Kushtetuta e Kosovës.

2.Dështimi në menaxhimin e pandemisë

E në kohën kur qeverisjen e mori përsëri në dorë Kurti, Kosova po përballej me krizën e Covid 19, dhe se për këtë duhej një menaxhim më efikas.

Ministri “dukat” i Shëndetësisë, Arben Vitia, u vu ndërmjet 2 zjarreve nga kryeministri i tij, Vitia nuk e dinte deri vonë se a do të ishte ministër, apo do të kandidonte për të parin e Prishtinës.

Kujtojmë se vera e vitit të kaluar, ishte fatale për sa i përket pasojave me vdekje të pacientëve të cilët ishin infektuar nga Covid19, krejt kjo kishte ndodhur pasi që qeveria kishte liruar masat anti-covid pasi që ishte sezona e ardhjes së diasporës, e kur dihët që kjo parti elektoratin dërmues e ka nga diaspora, nuk duhej që të i “bllokonin” këta të fundit, dhe si pasojë në verën e vitit të kaluar Kosova regjistroj numër rekord të vdekjeve.

  1. Shkarkimi i Valdete Dakës

Deri sa stina e verës dhe zgjedhjet lokale po afroheshin në Kosovë, Kurti dhe Osmani duhet të i largonin “cungat” nga rruga, me qëllim që rezultatin e zgjedhjeve lokale të kapitalizonin edhe në zgjedhjet lokale.

E “cungu” i parë që duhej larguar ishte shefja e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila në qershor të vitit të kaluar u shkarkua nga presidentja Osmani.

Shkarkimi i Dakës u prit me kritika të mëdha vendore dhe ndërkombëtare, por tandemi Kurti-Osmani nuk i morën parasysh këto kritika.

  1. Tendenca e shtyrjes se zgjedhjeve lokale

Deri sa dita e mbajtjes së zgjedhjeve lokale po afrohej, kryeministri “azgan” Kurti doli më një kërkesë konkrete, që këto zgjedhje të shtyheshin për një datë tjetër, krejt kjo bëhej nën arsyetimin se Kosova po përballej me vdekje të shumta nga virusi Covid-19, dhe se këtë gjë e kishin rekomanduar institucionet shëndetësore kompetente. Mos të harrojmë se tërë kohën sa ishte Kurti opozitarë, vazhdimisht kërkonte zgjedhje, madje ato të 14 shkurtit ishin mbajtur në kohë pandemie, por rezultati i dobët që do merrnin në zgjedhje lokale, e shtynin Kurtin që të bënte një kërkesë të pazakontë për diskursin e tij.

Mirëpo këtë “kërkesë” të Kurtit nuk duhej lejuar, pasi që afati ligjorë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale është i përcaktuar, dhe kështu Kurti e humbi një “betejë” e cila në fakt ishte joligjore.

  1. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtar

Me Kurtin shef qeverie Kosova nuk pranoi asnjë njohje ndëkombëtare, asnjë anëtarsim në organizata ndërkombëtare, madje nuk është bërë asnjë kordinim me aleatët tanë që të aplikohët për anëtarsim në institucione të rëndsishme ndërkombëtare.

  1. Raportet më Shqipërinë

Albini më herët gjithë retorikën politike të tij e ka ndërtuar mbi bazën se duhej një bashkim kombëtarë i Kosovës me Shqipërinë, por më Albinin Kryeminsitër tashmë kjo ide përveç se është braktisur dhe harruar, mardhënjet Kosovë-Shqipëri vlerësohen si në pikën më të ulët, ndërsa kryeministrat e të 2-ja vendeve kan raporta tejet të zymta.

“Prishjes” me Shqipërinë Kurti ia vuri kapakun në momentin kur disa anëtarë të subjektit të tij vendosën të garojnë për deputet në Shqipëri, krejt kjo ndodhi me izën dhe bekimin e shefit të LVV-së.

  1. Sulmet mbi mediat

E gjatë tërë këtij viti, simpatizantët e këtij subjekti dhe vet qeveritarët dhe vartësit e Kurtit, iu hapën një luftë të hapur mediave, duke iu dhënë cilësime nga më të ndryshmet, madje burri i presidentes në një shkrim publik mediat i quajti, “Ndërmarrje të Përbashkëta Kriminale”, ndërsa shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi, tha së mediat janë të kriminaluzuar, diçka të tillë nuk kishim dëgjuar në asnjë qeveri më heret..

  1. Pagesa e rrymës për serbët e veriut

Sa ishte opozitarë “capkëni” Kurti, vazhdimisht dhe në mënyrë të ashpër kritikonte vendimet e institucioneve për pagesën e energjisë elektrike për serbët të cilët jetojnë në veri të vendit, por me Kurtin kryeministër një diçka e tillë tani është “obligim”, thuajse nuk është ky Kurti i para ca viteve, Kosova detyrohet vazhdimisht të iu paguaj energjinë elektrike serbëve, e që e njëjta gjë ndodhi edhe në kohën e Kurtit.

  1. Kriza energjetike

Me të ardhur stina e dimrit, rritet edhe konsumi i energjisë elektrike nga ana e qytetarëve, përderisa ishim në një vit global të krizave të ndryshme, qeveria Kurti nuk kishte përllogaritur se një ditë Kosova do të mbetët në terr.

Dhjetori dhe fillimi i vitit të ri Kosovën e udhëhequr nga LVV e gjeti në terr thuajse të plotë, krahas kësaj qeveria Kurti ishte e detyruar që të i alokonte qindra miliona euro për të blerë energji elektrike nga jasht, pasi që qeveria dhe institucionet e udhëhequra prej tij nuk kishin ndërmarrë hapa për të siguruar energji elektrike me kontrata dhe çmime më të favorshme, definitivisht qeveria Kurti për këtë krizë u tregua shumë shkurt-pamëse.

  1. Raportet dhe dialogu me Serbinë

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit të kaluar, Albin Kurti tekstualisht kishte premtuar se do të rikthente reciprocitetin ndaj Serbisë, madje kjo është çështje javësh e kurrsesi muajsh thoshte Kurti me entuziazëm në kohë fushate.

Por që nga 23 marsi i vitit të kaluar, kur ky u zgjodh kryeministër e deri më sot, reciprociteti ndaj Serbisë nuk është vendosur, e siç dukët nuk e ka në plan të bëjë një gjë të tillë, ndërsa eksporti produkteve serbe në Kosovë bash në kohën e Kurtit ka shënuar rritje të shpejtë.

Dialogu për shefin e qeverisë sa ishte në kohë fushate, ishte prioriteti numër gjashtë, madje ai vazhdimisht kishte përmendur disa kushte ndaj Serbisë për të hyrë në dialog, ndërsa sot të gjitha ato kushte janë braktisur, e sot e tërë kohën her Kurti e her zëvendësi i tij Besnik Bislimi shkojnë me “bisht nën shale” në Bruksel, për të negociuar me “çetnikët”.

  1. Raportet e institucioneve me të akuzuarit e Hagës

Kanë kaluar më shumë se një vit kur ish krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë, ndërsa askush nga zyrtarët e lartë të institucioneve kryesore nuk ka marr mundin qoftë edhe privatisht të shkojë e të i vizitojë, ata vizitohen vetëm nga familjarët dhe politikanët nga partia e tyre, të cilët tani ndodhën në opozitë.

  1. Fjalimi përçarës i Kurtit në Kuvend për nder të ditës së Pavarësisë

Kurti fjalimet dhe ngacmimet përçarëse nuk i reduktojë as në momente të veçanta festive, një gjë e tillë ndodhi në seancë festive të Kuvendit të Kosovës me 17 shkurt të këtij viti, ku Kurti akuzoi partitë të cilat më parë ishin në pushtet, dhe se ai askund nuk përmendi personazhet të cilat kanë marrë pjesë në shpalljen e Kosovës shtet më 17 shkurt 2008, me këtë rast deputetët nga partitë opozitare lëshuan sallën e kuvendit në shenjë proteste ndaj fjalimit aspak të hijshëm të Kurtit.

  1. Mos funksionalizimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ngritja enorme e çmimeve

Me Kurtin kryeministër Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka mbetur jashtë funksionit, pasi që institucionet e udhëhequra prej LVV’së nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm që ky institucion të funksionojë ligjërisht, krejt këtë situatë e shfrytëzuan spekulantët dhe manipulantët e çmimeve në Kosovë, ku javë ma parë një litër vaj në Kosovë arriti në shifrën 3.49 euro, shkruan Gazeta Metro.

  1. Edhe a e dini se?

Albin Kurti është kryeministri i vendit, i cili në këtë pozitë si ka shkelur kurrë këmba në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje raportet me aleatin kryesor të Kosovës, cilësohen në një pikë aspak të mirë për Kosovën, kjo argumentohet me faktin se ai madje nuk u ftua në Samitin e Demokracisë që u mbajt në SHBA.

Tags: Albin KurtiDështimeQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Kanë filluar procedurat për projektin e gazsjellësit amerikan

Postimi tjetër

Kurti: S'ka pasur marrëveshje paraprake për mbajtjen e zgjedhjeve serbe

Të ngjajshme Postime

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile
Kosovë

Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile

18 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, lëndohet një person

18 June 2025
Moti për ditën e sotme
Kosovë

Sikurse situata në botë edhe moti sot pritet të jetë i destabilizuar

18 June 2025
Postimi tjetër
Kurti: S’ka pasur marrëveshje paraprake për mbajtjen e zgjedhjeve serbe

Kurti: S'ka pasur marrëveshje paraprake për mbajtjen e zgjedhjeve serbe

Lajmet e fundit

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu