Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur këtë të mërkurë u bë me dije se kanë filluar procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja në vlerë të 200 milionë eurove për investime në sektorin e energjisë i cili është projekti i gypit Trans Adriatik i njohur si TAP, raporton InLajmi.
“Pas gjithë atyre polemikave se do të bëhet apo s’do të bëhet, programi “Kompakt” me MCC-në, me Kosovën dhe SHBA-në siguron 200 milionë euro investime në sektorin e energjisë”, ka thënë ministri i Financave Hekuran Murati.
E në anën tjetër ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli duke prezantuar detaje nga ky projekt tha se për 15 vite Kosovës i ofrohen investime të cilat do të jenë në të mirë të stabilitetit energjetik.
“Ne do të shënojmë kthesën në investim në infrastrukturë, në qershor të 2022 hidhet në votim në bord të MCC-së. Mund të siguroj që kapaciteti do të jetë më shumë se 150 megavat”,u shpreh Rizvanolli.
Ndryshe, MCC-ja ka alokuar një grant deri në 200 milionë dollarë që do të mund të shfrytëzohej për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror. /InLajmi/