Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxha ka reaguar për vdekjen e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, duke thënë se bota sapo humbi një person të jashtëzakonshëm, përcjell InLajmi.
Hoxhaj tha se Albright ishte një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, që gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Kosovës.
“Faleminderit mikja jonë e dashur, pusho në paqe!”, shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
Bota sapo humbi një person të jashtëzakonshëm. Kosova sapo humbi miken më të madhe, sekretaren Madeleine Albright. Një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, që gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike. Faleminderit mikja jonë e çmuar! Pusho në paqe! /InLajmi/