Ka pasur raportim se Kurti ka kërkuar edhe dorëheqjen e saj. Por Kurti tha se me ministren Gërvalla ka raporte të shkëlqyera dhe nuk i ka shkuar asnjëherë ndërmend t’ia kërkojë dorëheqjen.
“As se kam kërkuar as nuk më shkon mendja ta kërkoj dorëheqjen e saj. Bashkëpunimin me të e kam shumë të afërt”.
“Unë e di që janë marrë shumë me ata flamurat në Twitterin e saj, por ajo ka bërë punë të madhe”, percjell EO.
“Jemi me fat që kemi këtë grua si kryediplomate”, u shpreh Kurti.