Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1.039 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndërkohë sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. /InLajmi/