Dikur bashkëpunëtorë në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca e Visar Ymeri sot i shtrënguan përseri dorën njëri-tjetrin, përcjell InLajmi.
Kësaj rradhë të 2 këta i bashkoj një ngjarje tjetër e ajo është Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” ku është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe Ymeri është drejtor i këtij instituti, ai ka falënderuar Konjufcën për gatishmërin e treguar.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në emër të Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari nënshkrova memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, që përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të na ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa ne si Institut për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojmë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale.
E falenderoj kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, për gatishmërinë për bashkëpunim, në funksion të zhvillimit të politikave sociale dhe të interesit të përgjithshëm. /InLajmi/