Një 18 vjeçar dyshohet se ka vrarë 2 gra, pas një sulmi të dhunshëm në një shkollë në Malmo të Suedisë, kanë deklaruar zyrtarët policorë, transmeton InLajmi.
Më tej zyrtarët policorë kanë deklaruar se që të 2 gratë kanë qenë punonjëse të shkollës derisa edhe i dyshuari për vrasjen ka qenë nxënës në këtë shkollë.
“Një person, 18 vjeçar është arrestuar pas incidentit, nën dyshimin për vrasje. Se çfarë e ka shkaktuar këtë vrasje është ende e paqartë”, kanë deklaruar nga Policia, shkruan usnews.com
Ndryshe, bëhet me dije se studenti 18 vjeçar ka vrarë 2 viktimat me thikë dhe sëpatë. /InLajmi/