Bukuroshja shqiptare, Marinela Shpati ishte emri që fitoi “Mrs Michigan America 2022”, përcjell InLajmi.
Marinela ë fundi ka vendosur të dal e të fas haptas rreth jetës së saj, që nga fillimet në Lezhë pastaj emigrimi në Greqi dhe në fund jeta e saj në Amerikë.
Ajo nuk hezitoi të tregoj emocionet që ajo pati kur u zgjodh miss por as edhe mbështetjen e pa rreshtur të bashkëshortit të saj, i cili sipasj saj për të është mbështetja e saj më e madhe.
Shpati thotë së ka linur në Lezhë dhe është rritur në fshatin Troshan, por pastaj ka emigruar në Greqi ajo 3 dekada jetë i ka kaluar në 3 vende Shqipëri, Greqi dhe në fund Amerikë.
Ajo mes emocionesh tregon se kishte një familje të varfër dhe të arriturat e saj nuk mund t’i besoj që kanë arritur deri këtu.

“Kam lindur në Lezhë dhe jam rritur në një fshat, në Troshan. Kam emigruar në Greqi. Kam jetuar 10 vjet në Shqipëri, 10 në Greqi dhe 10 në Amerikë, e quaj vitin e 10-ve këtë. E kam burrin e mirë, është nga Shkodra, kam 3 vjet e martuar. Atëherë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë se ishim të varfër dhe kur erdhi kjo ditë ishte e pabesueshme. Të gjithë femrat që konkurrojnë kanë një platformë dhe unë kam një për të ndihmuar njerëzit e varfër. Në mënyrë që ata kur të më shohin të thonë si ka mundësi që kjo ka arritur deri këtu se para 20 vitesh ishte e varfër.”, u shpreh ajo.
Ajo me sa duket nuk do të ndalet me kaq sepse ka thënë se do të konkiurroi edhe ne 50 shtete të tjera të Amerikës, dhe se sztë e saj nuk shohin konkurrente, tha ajo në një interviste për ABC e Mëngjesit.
“Unë do të shkoj të konkurroj me 50 shtete të Amerikës në gusht dhe zhvillohet në Las Vegas. Jam shumë e lumtur, dua t’i bëjë të gjithë të lumtur. Unë nuk i kam parë konkurrentet e tjera, dua të fokusohem vetëm te vetja ime. Dua ta shoh si një eksperiencë të bukur.”, tha ndër të tjera modelja shqiptare. /InLajmi/