Deputeti demokrat Dashamir Shehi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Shehi tha se Basha duhet të kishte ikur nga drejtimi i partisë që pas humbjes së 25 prillit.
‘Nuk ka shumë rëndësi deklarata, rëndësi ka që u largua. Duhet të ishte larguar me kohë, në 25 prill. Kjo humbje më datë 6 kjo është humbje me njëri-tjetrin, por ne garën e kemi me Edi Ramën’, tha Shehi
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se nëse pas dorëheqjes së Bashës mund të fshihet ndonjë lojë, Shehi tha se rrugëtimi i Bashës tani ka mbaruar dhe është koha që opozita të ecë përpara, shkruan ABC News.
‘Lojërat janë mbyllur, unë them se Basha nuk vlen më për opozitën shqiptare. Ka qenë një kohë e gjatë që nga 25 prilli deri tani që ka prodhuar dhe këtë zallamahinë tjetër. Nëse merremi me këtë punë se si e tha Basha, atëherë kjo punë nuk mbaron ndonjëherë, opozita duhet të ecë përpara. Unë e quaj një histori të mbyllur’, tha Shehi.