Partia Socialdemokrate këtë të martë ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, pikërisht në një vjetorin e qeverisjes Kurti, raporton InLajmi.
Përmes aksionit, PSD, ka sjellë një tortë me mbishkrimin “Lëri të hanë tortë”, te hyrja e objektit të qeverisë së Kosovës, duke theksuar se kjo qeverisje i ka harruar problemet e qytetarëve.
“Ata po harrojnë problemet reale të qytetarëve të saj. Ne sot e kemi sjellë këtë tortë për ta shënuar dhe denoncuar një qeverisje të tillë e cila është injoruese ndaj qytetarëve. Sot një vit nga Qeveria Kurti 2. Sot po ashtu kemi një inflacion me përmasa alarmante. Vetëm për një muaj, rreth 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar të largohen nga Kosova. Paga e sektorit publik është e njëjtë. Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit mbetet jo-funksional. Faturat e energjisë elektrike janë të papërballueshme. Qeveria e Kosovës thotë se po shënon rritje të pashembullt ekonomike”, deklaruan nga PSD. /InLajmi/