Javën që shkoi disa banorë të 3 lagjeve, “Lakrishtë” “Qendër” dhe “Bregu i Diellit” protestuan para objektit të Komunës së Prishtinës duke kërkuar nga kjo e fundit që të ndërmerr masa urgjente ndaj ndërmarrjes “Prishtina Parking”, raporton InLajmi.
Madje këtë të fundit, banorët e quajtën, kompani hajdutësh e banditësh, ndërkohë këtë të martë kanë protestuar disa qytetarë të lagjes “Qendër” përsëri në shenjë pakënaqësie me ndërmarrjen “Prishtina Parking”, e cila siç thanë ata po i gjobitë banorët rezidentë.
“Turp Prishtina Parking”, “Vota jonë është përgjegjësi e juaja”, “Ndaleni ndëshkimet e banorëve rezident”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar banorët e kësaj lagjeje./InLajmi/