Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se në vend ka rezerva shtetërore veç për 3 ditë.
Krasniqi si ish-ministër i Bujqësisë thotë se i di mirë rezervat shtetërore dhe për këtë nuk qëndron se Kosova ka rezerva shtetërore për 3 muaj.
“Grurë kemi vetëm edhe për 2 muaj në mars dhe prill. S’dinë çka me të kallzu kurrkush se çka do të bëhet nëse kemi krizë në maj e qershor. Se ka rezerva shtetërore për 3 muaj është e pamundur pasi as Bullgaria nuk ka për 3 muaj rezerva”.
Krasniqi theksoi se edhe sikur të kishte rezerva nuk do të kishte vend për t’i ruajtur ato.
“Nuk ka shanse me pas dhjetëra-mijëra tonë pasi s’kemi as ku me i ruajt ato rezerva sikur t’i kishim”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.
Krasniqi, mes tjerash, vlerëson se sipërfaqja e mbjellur me grurë gjatë vitit të kaluar e që do të korret këtë vit është ndër sipërfaqet më vogël që është mbjellë në 15 vjetët e fundit.