Kombëtares së Kosovës, iu shtua edhe nje talent i ri bëhet fjalë për futbollisti kosovar, Orges Bunjaku, përcjell InLajmi.
Djaloshi kosovar gjatë ditës së martë ka qëndruar në në FFK, ku shihet të jetë pritur nga kryetari i kësaj Federate, Agim Ademi, ku gjatë këtij takimi është arritur në përfundim se Orges Bunjaku duhet të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në Futboll.
Orgesi aktualisht thuhet se luan në kategorinë e 2-të, në futbollin francez, kryesishtë tek Grenoble, i cili është transferuar nga skuadra zvicrane, Basel.
Bunjaku ka shprehur padurim, pasi sipas tij nuk po mund të pres deri në ditën kur në trupin e tij do të jetë fanella e Kombëtares së Kosovës.
Postimi i plotë i FFK-së:
22 mars, 2022 – Futbollisti i talentuar kosovar, Orges Bunjaku ka qëndruar sot në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së. Në këtë takim është zyrtarizuar vendimi i lojtarit për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.
Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave. Megjithatë, tani ka vendosur ta dëgjojë zemrën dhe ta përfaqësojë vendlindjen e prindërve të tij. 20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel. Presidenti Ademi e përgëzoi Orgesin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në ekipin dardan, derisa falënderoi edhe prindërit e tij dhe të gjithë lojtarëve tjerë që i kanë rritur dhe edukuar fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë. Ndërkaq, Orges Bunjaku falënderoi presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe u shpreh i lumtur që në të ardhmen do ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij. Ai theksoi se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe do të jap maksimumin e tij për t’i arritur objektivat. /InLajmi/