Një person është gjetur pa shenja jete brenda njërës prej dhomave në shtëpinë e tij në fshatin Kovaçevc të Kaçanikut, kështu ka raportuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, përcjell InLajmi.
Më tej sipas policisë, personi si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ndryshe, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./InLajmi/