Qendërmbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka rinovuar kontratën me skuadrën e Atalanta.
Mbrojtësi ‘Kuqezi’ ka konfirmuar vet se ka rinovuar kontratën për qëndrimin e tij në Bergamo.
Lojtari do të jetë me klubin nga Bergamo deri në vitin 2026.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar për vazhdimin e kontratës me Atalanta” , tha lojtari.
“Mezi pres për shumë momente të tjera suksesi me këtë klub”, shtoi ai, përcjell Lajmi.net.
Gjimshiti ka qenë një pikë e palëkundshme në mbrojtjen e Atalanta, nën urdhrat e Gasperini.