Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk ka plan zhvillimor dhe se pas përfundimit të mandatit nuk do të ketë asgjë për të treguar.
Ai thotë se qeveria ka braktisur cdo kauzë të saj dhe se në vitin e saj të parë nuk u bë asgjë që vlen të përmendet.
“Viti i parë vetëm shkoi. Tash i kanë edhe 2 vite. Viti i 4-të është vit zgjedhor. Qeveria nuk do të përfundojë asnjë projekt madhor në mandatin e saj”, tha ai.
Ai shton se projekti zhvillimor është i dobët dhe se nuk do të arrihet asgjë ndryshim i madh në asnjërin sektor.
“Financiarisht është i pamundur. Koha nuk e lejon. Më thoni, pas 4 viteve si do të mbahej mend qeveria nëse nuk ka asnjë projekt madhor. Nuk ka. Edhe projekti zhvillimor lë shumë për të dëshiruar. Nuk po flas vetëm në ekonomi. Por edhe në arsim, shëndetësi e cdo fushatë tjetër”, shton i pari i LDK-së, në emisionin Pressing në T7.
“4 kriza globale e goditën Kosovën. Për asnjërën nuk ishte i gatshëm kryeministri dhe kjo qeveri”, përfundoi ai.