Trupat ruse kanë shpërndarë një demonstratë në qytetin jugor, Khersonin duke qëlluar mbi protestuesit, thonë mediat, transmeton InLajmi.
Pamjet janë shfaqur në rrjetet sociale që tregojnë protestuesit në një shesh të qytetit, me njerëz që vrapojnë nga tingujt e të shtënave automatike.
Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.
Qyteti ka parë protesta të rregullta kundër okupimit që kur trupat ruse morën kontrollin në fillim të marsit, shkruan BBC.
Qyteti Khersonit është më i madhi nga vetëm një pjesë e vogël e qyteteve të pushtuara nga forcat ruse që nga pushtimi muajin e kaluar. /InLajmi/