Ish sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka theksuar se Gramoz Vokrri e ka vendin në FFK pasi është një djalë mjaft i pjekur.
Eroll Salihu ka potencuar se do ta mbështesë gjithmonë Gramoz Vokrrin, pasi e ka obligim moral e shoqëror ndaj të ndjerit Fadil Vokrri.
“Gjithmonë do të ketë mbështetjen time, e kemi obligim moral shoqeror ndaj të ndjerit Fadil Vokrri”, tha fillimisht Salihu.
“Gramoz Vokrri e ka vendin në FFK. Mjafton veç me dal një njeri i mirë dhe i ndershëm, kurgjo s’ka nevoje më shumë me ditë”, përfundoi Salihu.
Vlen të potencohet se Gramoz Vokrri ka shpallur kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke i deponuar 18 nënshkrime në zyret e FFK-së, tha ai në Kanal 10.
Zgjedhjet do të mbahen me 6 prill, anipse FFK ende nuk i ka çertifikuar kandidatët.