Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili, ka prezantuar Arta Balajn, drejtoreshën e re të Kulturës në Komunën e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Ismaili shprehu mbështetjen e plotë për Arta Balaj në detyrën e re.
Ai tha se ajo është e denjë për këtë post, duke qenë se është shumë e përgatitur dhe me shkollim ndërkombëtar, gjë që e ka dëshmuar edhe për 2 dekada në sektorin publik e privat, ku ka bashkëpunuar me organizata të ndryshme që shërbejnë në Kosovë.
Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë tha se drejtoresha e re përvojën e saj të madhe do ta sjellë në Prishtinë, për t’ t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytet.
Postimi i plotë i tij:
Arta Balaj i bashkohet ekipit të Prishtinës si Drejtoreshë e Kulturës. Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re.
Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë.
Përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë, për t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë.
Të priftë e mbara, Arta! /InLajmi/