Nga data 21- 27 mars 2022, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të shënojë “Javën Ndërkombëtare të Parasë nën sloganin “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”.
Labinot Preniqi nga BQK, tha se është shumë me rëndësi që të kemi edukim financiar në Kosovë.
“Përdorimi i parave është pjesë e pandashme në jetën tonë. Ne si BQK përkujdesemi që të kemi sa më shumë edukim dhe vetëdijësim për përdorimin e parasë në Kosovë”, tha ai.
Për shënimin e kësaj dite do të ketë disa aktivitete.
“Do të kemi aktivitete në mbarë vendin, pra do të kemi edhe aktivitete në shkollat e Kosovës, jemi përkujdesur të kemi sa më shumë aktivitete për përdorimin e parasë”, theksoi ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.
Preniqi ka bërë me dije se po krijohet një kulturë për kursim nga qytetarët e Kosovës.