Sipas një oficeri ukrainas brenda qytetit, Mariupol u sulmua gjatë natës, transmeton InLajmi.
“Bombat binin çdo 10 minuta; Anijet luftarake të marinës ruse po bombardojnë. Dje ushtarët çaktivizuan 4 tanke, si dhe mjete të blinduara. Ne kemi ende nevojë për municion, armë antitank dhe mbrojtje ajrore”, tha kapiteni Svyatoslav Palamar i Regjimentit të Gardës Kombëtare Azov në Mariupol.
Palamar tha se ai dhe shokët e tij luftëtarë nuk do të dorëzoheshin në Mariupol, shkruan CNN.
Qyteti port i Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450 mijë njerëzve, ka qenë pothuajse nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit. /InLajmi/