Më shumë se 10 mijë refugjatë ukrainas janë shpërngulur në Francë që nga fillimi i pushtimit rus, tha ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, transmeton InLajmi.
Darmanin shtoi se shtetasit ukrainas mund të hyjnë në Francë pa vizë.
Shumë nga ata që mbërrinin po kalonin vetëm përmes Francës, kryesisht drejt komunitetit të madh ukrainas në Spanjë, tha ai.
“Është e sigurt që dhjetëra mijëra ukrainas do të mbërrijnë në vend në ditët dhe javët në vijim,” tha Darmanin, shkruan CNN.
Me kërkesë të presidentit francez Emmanuel Macron, vendi po përgatitet gjithashtu për ndërhyrje të mundshme kibernetike ruse në zgjedhjet presidenciale të prillit, tha Darmanin. /InLajmi/