Aleksander Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit tha se sa i përket arrestimit të “peshqve të mëdhenj”, tha se kjo është një punë e vështirë. Ai pohon se janë hetuar edhe” peshq të mëdhenj” por kanë hasur në shumë pengesa.
“Peshqit e mëdhenj për ti vënë para drejtësisë duhet një punë e madhe, veprat e mëdha të korrupsionit bëhen në 4 sy, ata që i kryejnë këto punë janë në pozita të larta shtetërore i bëjnë me profesionalizëm të lartë këto pune dhe nuk është lehtë që gjenden gjurmët dhe elementet penale”, tha ai.
Lumezi pohon se janë hetuar edhe “peshq të mëdhenj”, por gjatë këtij hetimi kanë hasë në shumë pengesa, tha ai në RTK.
“Kemi dështuar në disa raste dhe i kemi mbyll hetimet, sepse është një punë e mundimshme për ti siguruar provat”, tha ai.