Juventusi është duke u përgatitur për jetën pa Paulo Dybalan, ndërsa e kanë shënjestruar Nicolo Zaniolon si zëvendësues potencial të tij.
‘La Joya’ pritet të mos e vazhdojë kontratën me Bianconerët duke i dhënë fund qëndrimit 7 vjeçar të Zonja e Vjetër në verën që vjen.
Largimi i tij padyshim se do ta dobësojë sulmin e Massimiliano Allegrit, i cili është duke menduar për futbollistin që do ta zë vendin e numrit 10.
Juventusi e ka zgjedhur yllin e Romës si të parin në listën e zëvendësuesve potencialë të 28-vjeçarit.
Siç raporton TuttoMercatoWeb, Italiani 22 vjeçar ka kontratë me Giallorossët deri në vitin 2024 dhe nuk dëshiron ta zgjatë atë, ashtu që klubi kryeqytetas pritet ta nxjerrë në shitje në afatin e ardhshëm kalimtar, transmeton Gazeta Metro.
Vlera e tanishme e Zaniolos në treg është rreth 40 milionë euro dhe Roma do ta pranonte një ofertë të tillë nga Bianconerët.