Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko të hënën njoftoi për një shtetrrethim të ri në kryeqytet, transmeton InLajmi.
Në një deklaratë, Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë të hënën në orën 20:00. me orën lokale dhe do të zgjaste deri në orën 7 të mëngjesit të së mërkurës.
“Dyqanet, farmacitë, pompat e benzinës, institucionet nuk do të punojnë nesër”, tha ai, shkruan CNN.
“Prandaj, u kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi ose në strehimore në tingullin e alarmit. Vetëm ata me leje të veçanta do të mund të lëvizin nëpër qytet”, tha ai. /InLajmi/