Kina do të ofrojë 1.57 milionë dollar ndihmë humanitare për Ukrainën, njoftoi të hënën Ministria e Jashtme kineze, transmeton InLajmi.
“Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv dhe të nidhmojë situatën në Ukrainë. Gjithashtu është e gatshme të bëjë përpjekjet e veta për të kapërcyer krizën humanitare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin gjatë një konference të rregullt.
Ndryshe Kina ka ofruar 790.000 dollarë ndihmë për Ukrainën në fillim të këtij muaji, shkruan CNN.
Kjo është hera e 2-të që Kina shprehet e gatshme të ndihmojë Ukrainën. /InLajmi/