Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se ish-lideri totalitar i Shqipërisë, Enver Hoxha, është ende i gjallë tek bota shqiptare.
Ai ka thënë se ai vazhdon të ketë ndikim të madh tek shqiptarët.
“Enver Hoxha është ende i gjallë. Tash dikush mund të thotë pse e them këtë gjë. Por ai është shumë i gjallë”, thotë ai, përcjell Gazeta Express.
“Është i gjallë me 2 gjëra. E para është historia. Historia që mësohet e kultivohet tek ne shqiptarët tek të gjitha trojet. Ajo është histori e komunizmit, enveriste. E 2-ta është gjuha. Gjuha e standardizuar është ide e Enver Hoxhës dhe ndikimi i tij tek Kongresi i viteve 70-ta”, shtoi ai.