Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se fundmi ka publikuar një fotografi të babait të tij e cila nuk ishte publikuar asnjëherë më parë, përcjell InLajmi.
Kjo fotografi kaq e veçantë për Endritin dhe familjën Thaçi thuhet të jetë gjatë kohës kur ish-presidenti kishte përfunduar studimet, dhe po punonte në ilegalen politike bashkë më shoket dhe me shoqet e tij vetëm e vetëm të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shtoi i biri i Thaçit.
Sipas Endritit ai qëllim tanimë është arritur edhe pse rruga drejtë tij ishte e vështirë për babain e tij dhe shokët e tij, sepse si rezultatë i kësaj u derdh gjakë, djersë, lotë dhe plotë e përplot vite të kaluara në burgje.
Kujtojmë së pikërisht sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë, u shpreh së është e pabesueshme që krerët e lartë të UÇK-së janë në Hagë, ndërsa ministri i Millosheviqit, Aleksander Vuçiq po flirton me Putinin. /InLajmi/